E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama rishfaq aftesite muzikore

Presidenti, Barak Obama pati një tjetër rast për të treguar aftësitë e tij muzikore. Ai këndoi në një koncert bluzi në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse në fillim ngurroi pak. Presidenti këndoi për pak sekonda me legjendarin B.B. King këngën "Sëeet Home Chicago." Çikago është qyteti ku ai ka kaluar një pjesë të rinisë. Mbrëmja i kushtohej muzikës bluz dhe ishte organizuar nga presidenti dhe zonja e parë, Michelle."Tani që ne festojmë muajin e historisë afrikano-amerikane kjo muzikë na kujton se kemi kaluar në kohë më të vështira më parë. Jam krenar që kemi sot këta artistë mes nesh", u shpreh ai. Në koncert ishin edhe këngëtarë të famshëm si Buddy Guy dhe Mick Jagger i Rolling Stones. Muajin e kaluar, Presidenti Obama bëri të njëjtën gjë me këngën "Let's Stay Together" gjatë një takimi fushate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›