E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa nga treguesit e arritjeve të Policisë së Shtetit në katër vitet e fundit

Policia e Shtetit , si një ndër institucionet kryesore përgjegjëse për garantimin dhe zbatimin e ligjit, objektiv të punës së saj, në këto vite, përparësi i ka dhënë parandalimit të krimit në përgjithësi, me synim sigurimin e Rendit Publik, mbrojtjen e jetës dhe pronës së shtetasve. Disa nga arritjet në punën e Policisë, për periudhën 2005 – 2009 ,veçohen ; rritja e evidentimit të veprave penale , evidentimi i autorëve të këtyre veprave kriminale, ndërkohë që si arritje të punës së strukturave përgjegjëse, është cilësuar edhe ulja e numrit të vrasjeve, nga viti në vit. Nga viti në vit ka patur një ulje të ndjeshme të krimit në Shqipëri, kur vetëm në tre vitet e fundit janë regjistruar më pak se 100 vrasje për një vit, ndërkohë që vitin që kaloi u regjistruan 85 të tilla, çka përbën minimumin historik të vrasjeve. Në këto katër vjet,policia shqiptare ka kryer 185 operacione me metoda speciale të hetimit të krimit, ndërkohë që në bashkëpunim me policitë ndërkombëtare ,nga viti 2005- 2009, janë zhvilluar 69 operacione, kryesisht kundër trafikut ilegal si dhe trafikut të narkotikëve. Në operacionet e kryera në bashkëpunim me ndërkombëtarët, vetëm brenda Shqipërisë janë arrestuar 85 autorë, kryesisht trafikantë të drogës, armëve, trafikut ilegal, etj. Në katër vitet e fundit janë arrestuar 6452 persona të shpallur në kërkim, 638 prej të cilëve nga Interpoli, të dënuar maksimalisht në Shqipëri si persona mjaft rrezikshëm. Për vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, janë evidentuar 558 raste me 964 persona ,punonjës të niveleve të ndryshme të administratës publike apo shtetërore, të cilët janë proceduar penalisht në këto katër vite. Përsa i takon ngjarjeve të vjetra të pazbuluara, janë zbardhur 120 vrasje të vjetra. Vetëm gjatë periudhës 2005-2009 janë kapur 6452 persona të shpallur në kërkim, 638 prej të cilëve janë arrestuar nga Interpoli. Janë goditur 479 grupe kriminale. Operacione kundër korrupsionit, janë zhvilluar 137 të tilla, ndërkohë që janë proceduar 300 persona. Janë arrestuar 1901 shtetas për armëmbajtje pa leje....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›