Shtyhet sërish gjyqi për Jaho Mulosmanin
Autori i Lajmit: red.
Jaho Mulosmani refuzon sërish që të paraqitet në gjykatë për t u rigjykuar. Edhe seanca e dytë për Mulosmanin është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij dhe vetë të pandehurit. Kjo është seanca e dytë radhazi që shtyhet, pasi edhe seanca e parë është shtyrë me kërkesë të vetë të pandehurit, i cili kishte kërkuar që të shtyhej seanca dhe në seancat e ardhshme të përfaqësohej edhe vetëm nga avokati i tij pa qenë e domosdoshme prezenca e tij. Ngjarja për të cilën Mulosmani akuzohet, ka ndodhur në vitin 1999, kur ai mbante detyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Policisë së Tropojës. Një atentat me mina të telekomanduara në fshatin Cërrnicë të Tropojës, më 4 gusht të këtij viti, përfundon me bilancin dy të vdekur dhe dy të plagosur. Nga atentati mbetet i vrarë Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja, ndërsa plagosen Fatmir Haklaj dhe Fatmir Daka. Vetëm pak orë më pas, në qendër të qytetit të Tropojës vriten nga një breshëri plumbash Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti. Hetimet e atëhershme "etiketuan" Jaho Mulosmanin si autor të ngjarjes. Nga hetimet dyshohej se Mulosmani kishte qëlluar mbi viktimat në shenjë hakmarrjeje, pasi i bënte përgjegjës të afërmit e Hykës për vrasjen e Haklajt dhe Kërrnajës. Ndërsa në vitin 2001, ai u prangos për pjesëmarrje në vrasjen e ish-deputetit Hajdari.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009