Bonot, 400 miliardë lekë, fitimi i bankave 35 miliardë
Autori i Lajmit: red.
Bonot e thesarit nën investigim për tregun e bonove të thesarit në vend ka rezultuar me pozita monopol, kjo të paktën sipas Autoritetit të Konkurrencës, i cili nisur nga kjo situatë ka nisur një hetim të thelluar kohët e fundit. Burime zyrtare pranë këtij Autoriteti bëjnë të ditur për gazetën “Ballkan” se “në hetim janë marrë të 16 bankat private në vend të cilat marrin pjesë në ankandin e bonove të thesarit që zhvillohet nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave”. Sipas të njëjtave burime mësohet se, pasi është shqyrtuar e gjithë veprimtaria e bankave private lidhur me këtë çështje, ekspertët e autoritet kanë nisur të hyjnë në procedura më të thelluara, duke u drejtuar specifikisht në disa prej bankave kryesore private në vend, të cilat kanë pasur dhe rolin më kryesor në këtë treg. Burimet shtojnë për gazetën se, “dy nga operatorët më të mëdhenj në tregun e bonove të thesarit janë marrë në pyetje nga ekspertët e Autoritetit vetëm disa ditë më parë”. Sipas tyre, Autoriteti po heton për të parë nëse ka shkelje të rregullave të konkurrencës në tregun e borxhit të brendshëm të denominuar në lekë, ku çdo vit qarkullojnë rreth 400 miliardë lekë dhe ku realizohen fitime prej mbi 35 miliardë lekësh. Sipas ekspertëve të autoritetit të cilët nuk kanë dashur që të bëhen publik, “tregu vijon të kontrollohet nga pak banka që nga koha kur sistemi bankar qe në maxhorancë nën pronësi shtetërore dhe shumë shpesh qeveria ka qenë në dorë të pak subjekteve për të rifinancuar borxhin publik, gjë që ka sjellë rritje interesash”.
Klient preferencial
Tregu i bonove të thesarit edhe pse është përfolur shumë si një treg i hapur në të cilin mund të marrin pjesë edhe qytetarët e thjeshtë, në fakt është i vënë nën një rreth klientele preferenciale. Në këtë mënyrë në tregun e bonove nuk mund të marrë pjesë kushdo, pasi bankat private e kanë mbyllur qarkun duke blerë gjithmonë ato të parat borxhin e qeverisë që del në shitje. Autoriteti i Konkurrencës pritet të shqyrtojë të dhënat për të parë nëse bankat e nivelit të dytë kanë përjashtuar apo jo publikun e gjerë nga mundësia për të blerë bono thesari. Sipas ekspertëve të Autoritetit, bankat private kanë rolin e agjentit kur individët blejnë bono thesari, por disa prej tyre kanë zbatuar komisione diskriminuese për shërbimin e transferimit të depozitave të qytetarëve nga llogaritë individuale te bonot e thesarit që emetohen nga Banka e Shqipërisë, në emër të Ministrisë së Financave. Ndalimi i konkurrencës përmes skemave të tilla është në shkelje të ligjit për konkurrencën në Shqipëri, por ekspertët mendojnë se është shumë e vështirë që fenomene të tilla të dokumentohen dhe të ndëshkohen. Pikërisht për të zbardhur këtë skemë monopoliste dhe të tjera skema që mendohet se ndiqen nga bankat private në vendin tonë, si psh. në mbajtjen e komisioneve për shërbime të ndryshme apo në mbajtjen e interesave të larta për kreditë, specialistët e Autoritetit i kanë hyrë një hetimi të thelluar dhe të detajuar për sektorë të ndryshme të bankave të caktuara.
Sanksionet
Në bazë të ligjit “Për konkurrencën” rast se Autoriteti i Konkurrencës i gjen fajtore bankat për shkelje të konkurrencës, ka të drejtë t i ndëshkojë me gjoba që variojnë nga 2 deri në 10 për qind të xhiros vjetore për të gjithë periudhën kur konkurrenca është shkelur. Por burime nga ky autoritet kanë pranuar faktin se “deri tani ka qenë mjaftë e vështirë që të punohet mbi dokumentet dhe bankat private, pasi presioni prej tyre ka qenë mjaft i madh, sidomos kur bëhet fjalë për firmosje gjobash që kapin shuma të konsiderueshme”. Autoriteti ka hetuar dhe gjobitur më parë kompanitë celulare, kompanitë e sigurimeve dhe ato të prodhimit të betonit, por gjobat e firmosura nuk janë ekzekutuar asnjëherë. Nga ana tjetër, shpesh institucionet shtetërore kanë qenë të përfshira në vendimet që sjellin shkelje të konkurrencës dhe në këto raste, AK-ja nuk ka hapësirë ligjore për të gjobitur. AK-ja ka hartuar shumë rekomandime për institucione të ndryshme publike, përfshirë Këshillin e Ministrave, për shfuqizimin apo ndryshimin e akteve që kanë sjellë kufizim të konkurrencës apo situata monopol. Por edhe në këto raste, institucionet publike nuk e kanë ndjerë veten të detyruar të ndërmarrin masa korrigjuese.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009