E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati Bici per Gjykaten e Larte te ligjet, debate te forta mes PS-PD

Pas votimit kunder ne seance plenare, deputetet socialiste e cilesuan dje si antikushtetuese seancen degjimore te zhvilluar per kandidatin e Presidentit Bamir Topi per anetar te Gjykates se Larte. Kritike dhe teper te ashper, socialistet u shprehen se seanca te tilla per kandidatet e gjykatave, jane thjesht procese te montuara politikisht. Nderkohe qe kritikuan dhe pergjigjet e dhena nga kandidati i pare qe po shqyrtohet per anetare te Gjykates se Larte, Medi Bici. “Une e denoncoj kete proces teresisht si te montuar politikisht dhe qe do te perfundoje me votim te hapur ne seance plenare, si nje pergjigje ndaj kamxhikut politik qe ka ndertuar mazhoranca”, akuzoi deputeti socialist, Sajmir Tahiri ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku Bici po raportonte. Duke mos e lene kete te fundit qe te vijoje me seancen e pyetjeve dhe pergjigjeve, Tahiri gjithashtu i tha se pergjigjet e tij ne materiale, jane skandaloze. Po keshtu edhe deputeti socialist Bashkim Fino, kritikoi proceduren dhe mbledhjen e drejtuar nga Ilir Rusmali si antikushtetuese. Madje per kete ceshtje, ata pyeten edhe kandidatin Bici nese e cileson si nje proces normal apo politik, ndryshimin e rregullores se Kuvendit, vetem per te percaktuar votim te hapur per kandidatet. Ne lidhje me kete ceshtje, Bici, ende ne cilesine e kandidatit u shpreh se ai e respekton vendimin e marre nga Parlamenti duke u shprehur ne respekt te plote te ligjeve qe miratohen nga ky institucion. “Une kam qene dhe njehere kandidat per anetar i Gjykates se Larte para dy vjetesh, dhe megjithese kisha nje veprimtari 17 vjet ne gjyqesor kam kaluar ne votim te fshehte. Dhe per mua me behet mire qe te vij te deklaroj te pakten qe keto rezultate kane dhjete vjet qe nuk deklarohen”, u shpreh Medi Bici. Kandidati i presidentit per ne Gjykaten e Larte, nuk ka fshehur mendimin per aplikimin e dy standardeve qe ky institucion perdor per ceshtje te ndryshme. Nderkohe qe ne pergjigje te pyetjeve te bera nga deputetet ne komision, ai ka sqaruar se nuk ka asnje mbeshtetje politike ne kete kandidim si dhe ne asnje rast dhe asnjehere nuk ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit, si nje pjese e gjykatesve te tjere. “Une nuk kam asnje lloj mbeshtetje politike, nuk kam qene asnjehere, as para viteve 1990 dhe as pas vitit 1990, anetar i ndonje partie politike, organizate politike. Madje mund te them se, para vitit 90, kam vuajtur nga keto vendime; keshtu, mendimi im eshte qe ne kete stad, qe po kerkojme te futemi ne Evrope, nuk duhet te kete gjyqtare te tille ne sistemin e drejtesise”, u shpreh Bici.
Kandidatet Como dhe Mucmata, javen e ardhshme
Pas Medi Bicit, para Komisionit te Ligjeve ne fillim te javes se ardhshme, do te raportojne dy kandidaturat e tjera te Presidentit Bamir Topi per Gjykaten e Larte, Sokol Como dhe Vexhi Mucmata. Perkatesisht diten e hene dhe te marte, kandidatet do te jene para ligjvenesve, me nje material te zgjeruar ku duhet ti jene pergjigjur domosdoshmerish pyetjeve te bera. Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, Ilir Rusmali, u ka derguar kandidateve dite me pare, nje material me rreth 28 pyetje. Pas perfundimit te kesaj procedure, kandidatet e kreut te shtetit, do te kalojne per votim ne seance plenare. Votimi per ta me ndryshimet e fundit te rregullores, do te jete i hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›