Masakra e Tivarit, PD komision hetimi
Rozeta Rapushi
Partia Demokratike, do te hetoje masakren e Tivarit. Pas paralajmerimeve te dhena ne mbledhjet e grupit parlamentar demokrat nga Kryeministri Sali Berisha, deputetet nisen dje mbledhjen e firmave per ngritjen e Komisionit Hetimor te posacem parlamentar per te zbardhur kete masaker. Nisma e cila do te depozitohet ne Kuvend diten e sotme, ka per synim qe te hetoje ne detaje masakren e ndodhur ne pranveren e vitit 1945, ku u ekzekutuan pa gjyq mijera shqiptare te Kosoves. Me nje perberje prej 13 anetaresh, ku ne baze te ligjit shtate i takojne mazhorances dhe gjashte opozites, hetimi do te zgjase jo pak por per nje periudhe nje vjecare nisur nga rendesia e ngjarjes. Ndryshe nga hetimet e meparshme parlamentare, te cilat maksimalisht kane vijuar per nje periudhe tre mujore. Me mbledhjen e firmave te nevojshme, te cilat grupi parlamentar demokrat i ka, kerkesa do te depozitohet sot ne seance plenare. Sipas kerkeses se perpiluar nga deputetet demokrate, komisioni do te hetoje per zbardhjen e plote te fakteve, rrethanave dhe pergjegjesive, qe cuan ne masakren e Tivarit. Qellimi i tij kryesor do te jete edhe nxjerrja e pergjegjesive shteterore dhe individuale, te atyre qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndihmuan ne ekzekutimin e mijera shqiptareve. Por, nje tjeter pike e objektit hetimor do te jete edhe qendrimi ndaj kesaj masakre te pashembullt i shtetit shqiptar gjate viteve 1945-1990, si dhe perpjekjet e qellimshme per te fshehur te verteten rreth saj. Nuk dihet ne rast se deputetet e opozite do te marrin pjese ne kete iniciative te mazhorances, por pavaresisht kesaj hetimi sipas demokrateve, do te kryhet. Me miratimin ne Kuvend, nisja nga puna e ketij komisioni, pritet te jete ne shtator te ketij viti me celjen e sesionit te ri parlamentar, pasi Kuvendi mbyll punimet ne fund te korrikut per kete legjislature. Ne fillim te ketij muaji, kryeministri Berisha i kerkoi deputeteve qe te zbardhin gjenocidin e Tivarit. Pikerisht me 7 qershor Berisha tha se Parlamenti, duhet te filloje me vendosmeri Komisionin Hetimor parlamentar dhe te vendose bashkepunimin me te gjitha parlamentet e vendeve perreth per te mbledhur cdo dokument, fakt, deshmi, prova. Sipas tij ka ende deshmi dhe prova per te marre vesh se ku shkoi lulja e rinise shqiptare, se cfare roli luajti klika barbare e Enver Hoxhes, dhe bashkepunetoreve te tij. “Keni konstatuar tani se po perpiqen ta rikthejne me ardhjen e bllokmeneve ne krye te Partise Socialiste”, reagoi ashper kreu i qeverise ne mbledhjen e grupit te tij parlamentar te kesaj date. Ai shprehu bindjen se ky gjenocid u ndihmua, u bashke organizua, nga klika barbare e Tiranes.
Ramiz Alia: Budallalleqe, ne ate kohe kam qene ne Bosnje
Ish-Presidenti i Republikes, Ramiz Alia, e konsideroi si akuze qe nuk ka asnje nevoje per koment, ate te kryeministrit Sali Berisha te bera ne fillim te qershorit, se “Ramiz Alia duhet te pergjigjet per Masakren e Tivarit”. Ne nje prononcim per Gazeten “Koha Jone”, Alia theksoi per kete ceshtje, ne pergjigjen e pyetjes se si e komentonte ai akuzen dhe kerkesen e kryeministri Berisha per ta hetuar lidhur me masakren e Tivarit: “Une nuk kam asnje qendrim, sepse une nuk mund te mbaj qendrim per budallalleqe”, ishte komenti i ish Presidentit Alia. Ne nje kohe qe tashme grupi parlamentar demokrat, e beri fakt nje gje te tille. Duke folur lidhur me deklaraten e kryeministrit Berisha, se ish-Presidenti Alia eshte nje nga njerezit qe ka punuar fort kunder elites se kombit dhe ka dhene denime ndaj tyre, Alia ishte serish i prere ne pergjigje: “Fjale, shume fjale, zoti Berisha ka shume fjale, ai i di te gjitha”, ironizoi ish-Presidenti i Republikes. “Une ne ate kohe kam qene ne Bosnje...”, ka deklaruar shkurt e konkretisht ne fund Ramiz Alia.