E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel: Integrimi cështje kombëtare, duhet dialog mes palëve

TIRANË- Shqipëria të adresojë sfidat për të bërë progres, për integrimin duhet dialog gjithëpërfshirës mes palëve. Ky ishte apeli i përbashkët i kreut të prezencës së BE-së në Tiranë Etore Sequi dhe Drejtorit të Ballkanit në KE Pierr Mirel gjatë tryezës së përbashkët BE-Shqipëri të Komiteti të Stabilizim Asocimit të mbajtur mesditën e sotme në ambientet e Hotel Sheraton.

Drejtori për Ballkanin në KE Pierre Mirel, gjatë fjalës së tij duke theksuar si zhvillime pozitive muajt e fundit, kërkoi që Shqipëria të kthejë integrimin në cështje kombëtare, ndërkohë që bëri thirrje për dialog gjithëpërfshirës mes palëve
“Kemi parë muajt e kaluar zhvillime pozitive dhe që nga ajo kohë, të cilat kanë qënë inkurajuese dhe këto duhen kthyer në masa kontrete. Ne mirëpresim jo vetëm dialog në parlament, por edhe këtu me ne. Sic tha ambasadori Sequi do të diskutojmë edhe për programin e mbështetjes nuk dua ta zgjas se do kemi axhendë të gjatë. Këtu nuk shprehim vetëm pikëpamjet tona, por edhe të 27 vendeve anëtare dhe shpresojmë që të gjejmë një progres”,- u shpreh Mirel.

Nga ana e tij ambasadori i BE-së Etorre Sequi duke nënvizuar se marrëveshjen e MSA-së si sfidë për progresin, kërkoi që Shqipëria të adresojë sfidat që i duhen për integrimin sa më të shpejtë.
“Kjo është strategji kryesore për Shqipërinë. Marrëveshja e MSA-së është një sfidë përpara për progresin. Shqipëria duhet të plotësojë sfidat për të bërë progres. Do doja të mirëpres planin e aksionit. Ne besojmë në kapacitetet e Shqipërisë. Bazuar në aksion, konsensusi kombëtar dhe vullneti i qartë politik në arritje konkrete në të mirë të shqipëtarëve, komisioni i BE-së është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë. Këto janë cështje që duhen adresuar, por kjo është përgjegjësia juaj",- theksoi Sequi.

Ndërkohë, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shprehu para pjesmarrësve se Shqipëria ka bërë hapa pozitive dhe sipas saj kjo duket në angazhimin që të dyja palët kanë në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Bregu theksoi se vendi ka bërë progres në 12 prioritetet e kërkuara, ndaj bëri thirrje që gjithcka të vlerësohet me ndershmëri.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mirel: Integrimi cështje kombëtare, duhet dialog mes palëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›