E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neças: Çekia në Eurozonë, pas 8-10 vitesh

Kryeministri i Republikës Çeke, Petër Neças, tha se vendi i tij me siguri nuk do të hyjë në Eurozonë gjatë tetë apo dhjetë viteve të ardhshme.

Vetëm atëherë, sipas tij do të vijë në axhendën e debatit ajo se që për Çekinë do të thotë mekanizmi i ri europian për stabilizimin e euros.

Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të Republikës Çeke, deri tani janë shmangur nga përcaktimi i afatit kohor specifik për hyrjen në Eurozonë, edhe pse Republika Çeke është integruar në BE që në vitin 2004.

Tani afati kohor është përmendur në Parlament gjatë debatit mbi mekanizmin evropian për stabilizimin e euros, që sipas Kryeministrit, nuk e obligon me asgjë Çekinë, meqë ky shtet nuk është në Eurozonë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›