Kandidatja e PD-së Irena Progni, e arrestuar në SHBA për vjedhje

Irena Progni, e teta në listën e kandidatëve të PD-së në Qarkun e Elbasanit, është një nga prurjet e reja të kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit.
Menjëherë pas vendosjes së emrit të saj në listën e kandidatëve, kanë dalë në dritë edhe informacione lidhur me të shkuarën e saj në SHBA, transmeton shekulli.
Në maj të vitit 2006, Progni është arrestuar nga Policia e Denverit së bashku me një person tjetër, për vjedhje në një supermarket që kapte vlerën e 250 dollarëve.
E intervistuar nga “A1 Report”, Progni pranon ngjarjen, por tregon një tjetër version, duke pretenduar se ka qenë një keqkuptim. /Indeksonline/