E Diel, 1 Nëntor 2026

Podujevë: Nxënësit nuk tërhiqen, hetimet të policisë

Nxënësit e Podujevës, të cilët dështuan të kalojnë të shtunën duke shëtitur në një ekskursion nëpër Kosovë, nuk e kanë ndërmend të tërhiqen. Ata tash po pretendojnë se policia gjatë të shtunës ka ushtruar edhe dhunë ndaj tyre. Me këto pretendime ata thirrën edhe protestë nëpërmes afisheve të shpërndara në rrugët e Podujevës, por edhe ajo u dështoi. Organizatorët akuzojnë Komunën e Podujevës që ka angazhuar njerëz për t’i hequr afishet, duke pamundësuar kështu mbajtjen e protestës. Por pretendimet e nxënësve i hedh poshtë policia, transmeton KTV.

PK-ja tash ka filluar edhe hetimet dhe dyshimet e para të policisë janë se prapa nxënësve fshihen edhe mësimdhënësit, por këtë çështje duan t’ia lënë hetimeve.

Në Drejtorinë për Arsim iniciativa e nxënësve për ekskursion quhet ilegale, ndërkohë për ndalesën që iu bën atyre thonë se u mbështetën në një udhëzim administrativ që e ka Ministria e Arsimit. Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit 35/2008 specifikon se Ekskursioni organizohet sipas planit vjetor të punës së shkollës dhe ai është pjesë e procesit mësimor./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›