E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatja republikane për zv/Presidente, Governatorja Sara Pejlin, pritet me ovacione në Kuvendin e Partisë

Governatorja e Alaskës, Sara Pejlin në Kuvendin e Partisë Republikane, 3 shtator 2008
Kandidatja republikane për postin e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara,  Sara Pejlin, mbajti fjalimin e pranimit të kandidaturës mbrëmë në Kuvendin e Partisë Republikane.  Ajo mbrojti përvojën e saj si kryetare e bashkisë së një qyteti të vogël dhe si guvernatore e shtetit të Alaskës dhe kritikoi ashpër kandidaturën demokrate për president dhe zv/president.

Guvernatorja Pejlin u tha delegatëve në Shën Pol të Minesotës se demokratët e nënvleftësuan përvojën e saj.

Zonja Pejlin tha se të jesh kryetare e bashkisë së një qyteti të vogël është si të jesh organizator i një komuniteti, "por ndryshimi është se kryetari i bashkisë ka përgjegjësi reale".  Ky ishte një atribuim ndaj përvojës së kandiatit të Partisë Demokrate për President, Senatorit  Barak Obama, i cili ka qënë organizator komuniteti në Çikago.

Zonja Pejlin tha se do të shkojë në Uashington për t'i shërbyer popullit të Shteteve të Bashkuara dhe jo për të kërkuar miratimin e medias  dhe të elitës së Uashingtonit.

Senatori Xhon Mekein dhe  Governatorja Sara Pejlin në Kuvendin e Partisë Republikane, 3 shtator 2008 Ajo vlerësoi kandidatin republikan për President, Senatorin Xhon Mekein, si zgjedhjen më të mirë për të qënë komandant i përgjithshëm i forcave të aramatosura të Shteteve të Bashkuara dhe tha se ai me të drejtë e mbështeti shtimin e trupave amerikane në Irak.

Zonja Pejlin është gruaja e parë që emërohet kandidate për zv/presidente e Partisë Republikane, por kritikët thonë se guvernatorja e Alaskës, që e ka këtë mandatin e saj të parë në post, është relativisht e panjohur dhe pa përvojë.

Pas fjlaimit të zonjës Pejlin, delegatët emëruarn zyrtarisht Senatorin Mekein kanidatin e Partisë Republikane për President. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›