E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatura për KLD-në, Xhafaj: Raporti i Cefës i paplotë

Një ditë më parë, u propozua Elvis Cefa, i cili ka dhënë me detaje pranë komisionit një raport të veprimtarive të tij, duke nënvizuar se në çdo rast ka zbatuar vetëm ligjin.

Opozita në mbledhjen e sotme tha se raporti është i paplotë dhe kërkoi që shqyrtimi i kësaj kandidature të bëhej në një moment tjetër. Deputeti Fatmir Xhafaj, tha se dokumentacioni i Elvis Cefës që deri tani ishte kreu i AKKP, nuk është i plotë dhe ka mangësi.

“Dokumentacioni i Elvis Cefës ka mangësi në raport. S’është pyetur prokuroria nëse ka ndonjë kallëzim ndaj”, tha Xhafa. /Start/

                                                                                             2012-04-04 10:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›