Obama, pro martesave gej

Barack Obama (gjatë intervistës për ABC News)
Barack Obama është bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të flet hapur në favor të martesës mes të njëjtit seks. Obama, në një intervistë për ABC News, është shprehur se martesa e çifteve të të njëjtit seks duhet të lejohet.
Gjashtë shtete në SHBA, kanë aprovuar deri tani lejimin e martesave gej. Ndryshe nga Obama, rivali i tij për garën presidenciale Mitt Romney ka një mendim të kundër për këtë çështje.
Obama u shpreh se pozicioni i tij për martesat e të njëjtit seks është shtjelluar ndër vite gjatë bisedave me miq, familjarët dhe fqinjët. Ai citoi ndikimin e anëtarëve të stafit të tij, të cilët kanë marrëdhënie me partnerë të të njëjtit seks dhe që po rrisin fëmijë së bashku.
http://www.youtube.com/watch?v=qecdYEAby5I
Romney ka rikonfirmuar kundërshtimin e fortë të martesës gej. Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë për këtë çështje u qartësua edhe me deklaratën e zv.presidentit Joe Biden, besimtar katolik, i cili tha se ndihej rehat me martesave burrë me burrë dhe grua me grua. /The Boston Globe/
Përgatiti: F.S