E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga dy vëllezërve shqiptarë

Pranga shqiptarëve në Itali, foto arkivi

Kapen dy emigrantë shqiptarë të cilët trafikonin drogë duke e fshehur në një lavanderi të sajuar në tarracën shtëpinë ku jetonin.

Nga kontrolli i policisë në tarracë u gjetën 800 gramë kokainë e ndarë në doza të posaçme për tu shitur.

Policia italian njofton se arrestuar dy emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në Romë të Italisë përkatësisht të moshës 35 dhe 39 vjeç.

Nga ana e policisë thuhet se dy të ndaluarit janë me precedentë penalë dhe shkak për kapjen e tyre u bë fakti se në banesën e tyre futeshin në vazhdimësi përdorues droge dhe kjo kishte ngjallur kureshtjen e policisë.

Dy shqiptarët përdornin banesën e tyre si vendin ku tregtonin drogën, duke pasur bindjen se nuk do dyshoheshin kurrë për aktivitetin e tyre dhe se klientët ishin miq.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›