Kandidatura për president, Nano takon sot Fatmir Mediun
Unë besoj një president që do të vijë si fryt i diskutimeve dhe debateve brenda forcave politike e një vendimmarrje që qartësisht duhet të jetë kushtetuese mbas një fryme diskutimi konstruktiv”, tha Mediu një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.
Javët e fundit, Nano është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta; kreun e PS-së, Edi Rama; kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi; dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. / G.N.
* * *
Nano pas takimit me Ramën: Takimi, konsultime për zgjidhjen e sfidës presidenciale
Ish-kryeministri Nano ka takuar në selinë e PS-së kreun e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takimit, Fatos Nano ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
Nano është treguar i matur dhe nuk ka bërë të ditura detaje të takimit që zgjati rreth dy orë.
Ishte një takim i paralajmëruar, në kuadrin e konsultimeve me aktorët politikë në vend për platformën dhe ofertën që kam paraqitur për president. Konsultimet janë në kuadrin e zgjidhjes së sfidës presidenciale në përputhje me prioritetet e vendit , ka thënë Nano.
* * *
Nano takon Vangjel Dulen
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka ritheksuar mbështetjen ndaj kandidaturës së ish-kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit. Në një prononcim për mediat pas takimit, Dule ka theksuar se mbështetja për Nanon do të zyrtarizohet edhe nga forumet e partisë.
Shpreh kënaqësinë se e kemi mbështetur Nanon që në momentin e parë të manifestimit të kësaj iniciative dhe është kënaqësi të konstatojmë se ai ka gjeneruar një proces dhe zhvillime pozitive për vendin, një dialog është në zhvillim dhe ato energji pozitive që ishin në fjetje janë rigjeneruar duke kontribuar në atë që të gjithë duam- tha Dule.
Sipas tij, kandidatura dhe procesi nisur prej Nanos është benefit për demokracinë dhe jetën politike të vendit, ndaj vota e PBDNJ është pro tij. Duhet që forcat politike ta institucionalizojnë me mbështetjen për postin e presidentit- shtoi Dule.
* * *
Nano takon Ilir Metën
Fatos Nano ka nisur publikisht negociatat me partitë parlamentare lidhur me kandidaturën e tij për President të Republikës. Takimin e parë për këtë çështje Nano e ka nisur me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Ilir Meta.
Takimi i tyre është tet-a-tet, i zhvilluar në një nga hotelet më të njohura në kryeqytet ka zgjatur për më shumë se dy orë.
Në përfundim, Nano dhe Meta dhanë nga një prononcim të shkurtët për mediet. Lidhur me deklaratën të Berishës, Nano u shpreh se kuptoi që të paktën nuk është ndotës i ambientit. Besoj se kryeministri bën mirë që nuk sposton axhendën e shpallur për pastrimin e hapësirave nga ndotjet. Mesa kuptova nuk bëj pjesë në ndotjet tek ndotësit e ambientit.
Nano njoftoi se në fillim të javës do të takohet me liderin e opozitës, Edi Rama, ndërsa lidhur me takimin me Berishën, ai tha se ende nuk ka një datë të fiksuar.
Kurse Meta vlerësoi mesazhet konstruktive të Nanos por nuk dha asnjë mbështetje publike për kandidimin e ish-kryeministrit por tha vetëm se nuk jemi këtu për të shprehur votën
Nano dhe Meta kanë qenë për shumë vite dy prej figurave kryesore të Partisë Socialiste. Marrëdhënia e tyre u krisën në vitin 2004, kur Meta krijojë fraksionin nga PS-së që më pas u quajt LSI. Ndërsa afrimi i tyre nisi para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ku Nano ishte pjesë e një tryeze të thirrur nga Meta. /F.Stafa/
Prononcimi i Nanos:
A do ta merrni mbështetjen e LSI-së drejt presidencës?
Më lejoni të them duke ju falënderuar për praninë tuaj që siç kam deklaruar edhe publikisht, nisa turin e konsultave me përfaqësuesit e partive parlamentare. Ka një kojuncidencë që kjo nisi me LSI-së, me zotin Ilir Meta si një prej drejtuesve të partisë që ka integrimin prioritar në programin e saj. Sigurisht që jemi duke identifikuar me shumë maturi dhe qetësi mundësitë që ekzistojnë për të ndërtuar së bashku një proces sa më konsensual të mundshëm. Do të ishte në përputhje dhe në vlerësimet që unë kam në axhendën aktuale të integrimit evropian të Shqipërisë, me përmbajtjen dhe simbolikën e 100-vjetorit të pavarësisë në vend dhe me nevojën e mirëkuptuar edhe me z. Meta që një politikë më e arsyetuar dhe më konsensual në raport me objektivat kombëtare të integrimit, ti shërbejë realizimit të tyre prioritar. Ti shërbejë një produkti më të mirë në implementimin strategjive dhe të reformave të zhvillimit për integrim dhe do të vazhdojmë të identifikojmë së bashku në këtë luajalitet dhe transparencë edhe për ju ecurinë e këtij procesi drejt një zgjidhjeve pozitive për Shqipërinë.
Pra nuk keni marrë një mbështetje nga Meta?
Unë për moshën tuaj nuk do të isha kaq i paduruar. Për disa realitete që politika shqiptare i gatuan me maturi dhe me gradualitet.
A jeni njohur me komentin e z. Berisha për kandidimin tuaj dhe a keni koment për qëndrimin?
Unë besoj se kryeministri bën mirë që nuk e sposton axhendën e shpallur edhe për pastrimin e shqipërisë nga ndotjet dhe me sa kuptova, unë nuk bëj pjesë te ndotjet.
Kur do jetë takimi me Ramën?
Shpresoj në fillim të javës
Po me Berishën keni pasur komunikim?
Të gjitha janë të njëkohshme dhe mos kërkoni që unë të fiksoj prioritet sepse respektoj axhendat e politikanve.
Pse keni zgjedhur pikërisht Metën për të mundësuar axhendën e takimeve?
Sepse na lidh një histori e gjatë bashkëjetese dhe bashkëpunimi dhe për fatin tim dhe tonin të përbashkët, partia e tij është lëvizje për integrim dhe unë dua të lëviz me ritmin e integrimit.