E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinia mobilizohet për dinamikën e ndryshimit

Ilir Dika-Sinanaj

Në mbarë kombin tonë shihet dhe mbi të gjitha ndihet nevoja jetike për një ndryshim rrënjësor drejt një sistemi qeverisës të themeluar mbi vlerat e demokracisë liberale i cili është vërtetuar tashmë si një sistem politik që lejon zhvillimin dhe progresin e një vendi. Duket shumë qartë se prej më shumë se njëzet vitesh korrupsioni dhe me sa shoh unë totalitarizmi politik, pra mungesa e theksuar e demokracisë, po ndryshk ingranazhet e ecurisë të të gjithë Shqipërisë. Për këtë arsye unë e ndjeva si një detyrë të rëndesishme që të angazhohem në një forcë politke për të dhënë kontributin tim qytetar dhe politik. Zgjodha pikërisht Partinë Socialiste për vetë faktin se kryesocialisti Z. Edi Rama, në emër të të gjithë partisë të cilën ai kryeson, fton rininë shqiptare, gjatë konventës së 20-vjetorit të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), jo vetëm të antarësohet në Partinë Socialiste, por mbi të gjitha të bëhet edhe pjesë aktive e vendimmarrjes politike për të hartuar një program demokratik për të cilin vendi ynë ka kaq shumë nevojë. Unë mendoj se ky është një hap tepër i rëndësishëm sepse një parti e madhe politike po i fton të rinjtë të marrin në dorë fatin e së ardhmes së tyre. Me sa di unë ky është një rast i veçantë gjatë këtyre viteve të fundit ku demokracia duket se është thjesht një karikaturë e një diktature e disa pushtetarëve të korruptuar.

Këtë premte, me datë 4 maj, u zhvillua fushata e antarësimeve në Partinë Socialiste për Njësinë Bashkiake Nr.5 tek sheshi Wilson ose siç njihet në një formë popullore, San Paolo. Tashmë dinakima e çadrave socialiste ka përfshirë mbarë Tiranën. Kjo ishte përvoja ime e parë si antar aktiv i kësaj partie dhe ishte me të vërtetë diçka e këndshme ndërsa afronim qytetarë të rinj dhe të moshuar, së bashku me kolegët e mi, të jepnin kontributin e tyre për të ndërtuar një të ardhme ashtu siç i ka hije vendit tonë, me një fjalë të vetme: demokratike. Nën tingujt e muzikës, kohës së bukur dhe një dëshire për të bërë diçka për vendin tonë, qytetarët e rinj vërshonin për tu bërë pjesë e lëvizjes demokratike. Është me të vërtetë mbresëlënëse fakti që të rinjtë e shohin Partinë Socialiste si një forcë të aftë për tu dhënë atyre optimizëm dhe shpresë për të ardhmen. Të pranishëm me ne ishin Jeta Seitaj, Kryetarja e Mini-Bashkisë Nr. 5, Violeta Kila, Kryetarja e Partisë Socialiste e Njësisë Nr.5 dhe Eglantina Gjermeni, Deputetja e Njesisë Nr. 5 edhe pse deputetja ka qenë shumë e ngarkuar kohët e fundit. Për ta mbylluar, unë doja ti bëja thirrje të gjithë rinisë shqiptare: Le të mësojmë nga e kaluar për të punuar që të ngremë themele të shëndosha në të tashmen, për të ndërtuar një të ardhme të praruar. Për mua është e qartë se e vetmja rrugë për një rilindje shqiptare është nëpërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ftoj secilin të gjykojë vetë…

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›