Kryetari i KQZ i jep një banesë me qira ambasadës së SHBA-së
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, pavarësisht të ardhurave të kënaqshme për shkak të pagës së tij dhe një kontrate të qirasë për vitin 2009, vijon të ketë një nivel të lartë të kredive në banka dhe ndaj personave. Në deklarimin e pasurisë, Ristani deklaron se ai ka të pashlyer një kredi prej 77.750 eurosh ndaj “Tirana Bank” për blerjen e një vile dhe po kështu një shumë prej 85.000 eurosh ndaj një shoqërie për blerje vile ndaj një shoqërie private. Nga ana tjetër, Ristani deklaron si të ardhura vjetore nga puna e tij si drejtues i KQZ-së një shumë prej 1.799.000 lekësh. Drejtuesi i KQZ-së thekson se ai i ka dhënë me qira një vilë në Lundër ambasadës amerikane dhe ka përfituar 11.250 USD në një vit nga kjo marrëveshje. Ristani raporton edhe shitjen e një makine me vlerë 15.000 euro dhe të ardhura nga interesat e depozituara në “Tirana Bank” me vlerë 1.750 euro.
#