“Kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, propozime nga PD, PS dhe LSI”

01-11-2011 / Gazeta 55
Astrit Patozi
Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike i bënë publike opozitës një ofertë politike sa i takon plotësimit të vendeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ofroi që, nga tre kandidatura që propozohen dhe miratohen nga Kuvendi për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një të propozohet nga PD-ja, një nga PS-ja dhe një nga LSI-ja, si shprehje e vullnetit për bashkëpunim. Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste ndaj këtyre propozimeve të bëra prej mazhorancës.