Kandidimi i Arben Malaj në Vlorë, Gjika: Po i jep alibi Berishës të vjedhë votat, tërhiqu!
VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar në lidhje me kandidimin e Arben Malaj në këtë qark. Në një prononcim pë mediat, kryebashkiaku Gjika është shprehur kundër kandidimit të Arben Malajt si deputet i pavarur në Vlorë, ndërkohë teksa e ka cilësuar veprimin politik i ka bërë thirrje të tërhiqet. Gjika duke folur në emër të socialistëve i ka kujtuar Malajt, se “është ende borxhli ndaj Vlorës”.
"Jemi KUNDËR veprimit politik të z. Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet politike që do të mbahen në 23 qershor. Dhe jo vetëm që ne nuk e mbështesim,jo vetëm që jemi kategorikisht kundër, por jemi të gjithë shumë të indinjuar e të revoltuar për faktin që një anëtar i familjes sonë të madhe socialiste, një drejtues i PS në qendër, me të drejtë fjale e vote në kryesi e në strukturat drejtuese, në një formë që ne e vlerësojmë si të pabesë e të pamoralshme, del nga pas shpine e kërkon të përdhosë atë që do të jetë në qarkun e Vlorës e në të gjithë Shqipërinë: Fitorja historike e këtij populli që prej 8 vitesh mezi pret të çlirohet me fuqinë e votës së tij nga pushteti hajdut e vrastar i Sali Berishës. Dëshirojmë me këtë rast t’i kujtojmë z. Malaj, nëse vërtet e ka harruar, se ai është ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos. Qysh në korrik 1992 ishim bashkë në të parën betejë politike, në zgjedhjet vendore, ku ai pati privilegjin të ishte kandidati i PS për kryetar bashkie dhe vetëm për një grusht votash nuk u bë i tillë. Që nga ajo ditë, me votën e socialistëve vlonjatë z. Malaj bëri përpara në karrierën e tij politike, në Kuvend e në Qeveri, në të gjitha qeveritë socialiste, në të gjitha grupet parlamentare socialiste", deklaroi Gjika.
Kryebashkiaku i Vlorës, vlerëson se si veprimi i Arben Malajt, Dritan Priftit dhe Kastriot Islamit janë tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi ndaj votave për ti vjedhur.
“Si kandidimi i z. Malaj, i z. Prifti, ashtu edhe hedhja në prehrin e Berishës i Islamit etj, janë, për mendimin tonë, tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi votës popullore për ta tjetërsuar e për ta vjedhur, e për të thënë pastaj se nuk ishte ai që i vodhi, por ishte PS që humbi për shkak të gjoja përçarjes. Ndaj ju bëjmë thirrje z. Malaj, të hiqeni mënjanë e të mos na futeni në mes, se rrezikoni të bëheni parzmore e mburojë e Sali Berishës”, theksoi Gjika.
Arben Malaj, deputet dhe ish-ministër i Financave ka shpallur kandidimin e tij si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës, pasi kryesia e PS-së nuk e futi në listat për zgjedhjet e 23 qershorit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kandidimi i Arben Malaj në Vlorë, Gjika: Po i jep alibi Berishës të vjedhë votat, tërhiqu!