Francë, një person vetëvritet në një kopsht fëmijësh
PARIS- Tmerr dhe panik në një kopsht në Paris, pasi një burrë ka vrarë veten me armë përpara dhjetëra fëmijëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kopsht në rrugën Kler, shumë pranë Kullës Eifel.
Sic raporton e përditshmja “Le Parisien”, burri rreth të 60-ave hyri në ndërtesë dhe qëlloi veten me një shotgun përpara fëmijëve dhe një edukatoreje.
Autoritetet franceze kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Dëshmitarët thanë se burri hyri lehtësisht në ndërtesën e kopshtit.
(e.m/News24/BalkanWeb)