E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu në "teh të thikës"

Papandreu shokoi partnerët evropianë dhe tronditi tregjet ndërkombëtare kur kërkoi që Greqia të organizonte një referendum për miratimin e marrëveshjeve të reja të shpëtimit me Bashkimin Evropian.

Edhe pse dje hoqi dorë nga kjo “çmenduri”, e ardhmja e Papandreut duket tepër e paqartë edhe nëse fiton votëbesimin e Parlamentit grek sot.

Zhvillimet në Greqi kanë lënë në hije takimet tepër të rëndësishme të liderëve të 20 vendeve më të industrializuara të botës në Kanë të Francës.

Partia e Papandreut, PASOK-u, ka një shumicë të lehtë prej 152 deputetësh nga 300 që ka Parlamenti grek.

Ndërkohë që disa prej deputetëve të tij kanë paralajmëruar se do refuzojnë ta mbështesin kryeministrin në votëbesimin e sotëm, i cili sipas BBC-së me shumë mundësi do të zhvillohet rreth orës 22:00 të
mbrëmjes./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-04 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›