E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, dhjetëra të bllokuar në minierë nga plasja e shkëmbit

Katër minatorë janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë rezultojnë të humbur pas incidentit, i cili ndodhi në orët e vona të së enjtes në qytetin e Sanmenxia-s në provincën e Henanit.

Media shtetërore raportoi se plasja e shkëmbit – një plasje e shkaktuar nga lirimi i paparitur i presionit – ndodhi pak pas një tërmeti. Qindra minatorë kinezë vdesin çdo vit në aksidente që ndodhin nën tokë.

Kjo industri është një nga më të rrezikshmet në botë, dhe është e njohur për standardet e ulëta të sigurisë.  Më herët gjatë javës, një shpërthim gazi në një minierë në provincën fqinje të Hunanit vrau 29 persona.

Zyrtarët ngulin këmbë se shteti po përmirëson kushtet e punës, dhe theksojnë se kanë ndërmarrë veprime për mbylljen e shumë minierave të paligjshme./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-04 09:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›