E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanë ndjenjë tjetër veç vetadhurimit dhe pasurimit?

 

Duket se ajo fjala e urtë e popullit nuk është pa vend, kur thotë: kështu janë dhe politikanët shqiptarë, që deri më dje s’i njihte as nëna e tyre se kush ishin, tani kur zbresin nga limuzinat dhe kalojnë në qilimat e ministrive u duket me të vërtetë vetja aktorë Hollivudi.

Janë për të ardhur keq, sepse kujtojnë se nëpërmjet fudullëkut të tyre dhe përmes ndriçimeve verbuese të bizhuterive të tyre ndjejnë superioritet mbi njerëzit e thjeshtë, që vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojnë se poshtë kostumeve të shtrenjta të tyre nuk fshihet asgjë tjetër përveç kalbësirës dhe mykut, vdekësisë së tyre shpirtërore që asnjë ndjenjë tjetër nuk kanë përveç “vetadhurimit” dhe “vetëpasurimit” të tyre.

Mundohen t’i tregojnë popullit se interesohen për të, për t’i treguar se e duan dhe e ndjejnë peshën e varfërisë maksimale që ka pllakosur në Shqipëri. Të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër, por i sjellin popullit telashe më të mëdha, sepse fatkeqësisht populli i voton akoma këta tipa politikanësh, që nuk mund t’i takosh në asnjë vend të botës...

Përmes fjalimeve dhe premtimeve që i bëjnë popullit të varfër, mundohen të mishërojnë gjuhën prej druri, që nxjerr vetëm tinguj dhe fjalë të thata si ata qukapikët, që godasin pemën e thatë, për të nxjerrë në dritë milingonat. Fatkeqësisht, për ne që na ranë në pjesë të tillë politikanë dhe fatmirësisht për ata që u ra në pjesë të drejtojnë Shqipërinë, atë çka mund të bëjmë është të mos t’i votojmë më. Ç’mund të bëjmë tjetër?

(Marrë nga reagimet e lexuesve në Blog, për shkrimin Politikanë apo aktorë Hollivudi)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›