E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos bashkëfshatarin, pranga 37-vjeçarit

Kanos me armë bashkëfshatarin me armë, ndërsa më pas prangoset nga policia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukur të rrethit të Gramshit, ndërsa sipas burimeve të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Zamir Hysa, 37-vjeç.
 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari ka kanosur me armë zjarri shtetasin me iniciale K.L, kjo për motive pronësie.

Ndaj tij është ngritur akuza e mbajtjes pa leje të armëve, kanosjes me armë zjarri dhe prishjes se qetesise publike. Policia ka sekuestruar  tashme në cilësinë e provës materiale një automatik dhe 3 krërë me fishekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›