E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami, 100 mijë vetë, ende në strehime emergjence

Tre muaj pas katastrofës së trefishtë, tërmetit, cunamit dhe incidentit bërthamor, rreth 100.000 vetë jetojnë ende në strehime emergjence.
Në provincën e goditur rëndë, Fukushima, sipas njoftimeve të mediave lokale ka përfunduar ndërtimi i rreth 28.000 banesave të reja. Por ky numër është i pamjaftueshëm.

Dhjetëra mijëra vetë, të cilët kanë humbur si pasojë e katastrofave vendin e punës, kërkojnë tani me dëshpërim mundësi të reja për sigurimin e jetesës. Njëkohësisht në mesin e popullsisë po shtohet shqetësimi për rrezatimin radioaktiv dhe ujin e rrezatuar, që vazhdojnë të dalin nga centrali i dëmtuar bërthamor, Fukushima. Në shumë qytete të vendit ka pasur demonstrime kundër përdorimit të energjisë bërthamore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›