13-vjecarja e sëmurë apeli: Më ndihmoni të shërohem
SHKODËR- Është vetëm 13-vjec dhe sëmundja nga e cila vuan i përparon cdo ditë e më shumë. Elizabeta kërkon që të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët, të luaje me ta, të shkojë në shkollë dhe të gëzojë cdo moment të fëmijërisë së saj, pa menduar se sëmundja mund ti marrë jetën ende pa e filluar mirë atë.
Nëna e Elizabetës Violeta tregon për NEWS24 se si filloi sëmundja e vajzës së saj 4 vjet më parë, peripecitë që kjo familje ka kaluar në spitalet shqipëtare dhe ato gjermane. Ajo ban apel për ndihmë pasi të ardhurat e kësaj familjeje të përbërë prej 8 personash nuk mund të përballojnë operacionin e vajzës, i cili kushton 20 mijë Euro.
‘Sëmundja e Elizabetës ka filluar para 4 vjetëve. I kam parë pak të ngritura shpatullat nëmomentin e parë dhe e kam dërgu menjëherë tek doktori. E vizitova dhe doktori na nisi urgjent në spitalin ushtarak në Tiranë. atje i kanë vendosur një kallcuk, por nuk i bëri efekt. Më vonë e dërgova në Gjermani ku dhe e vizitova. Jam vetë i 8-ti, me gjashtë fëmijë dhe me burrin dhe jetojmë vetëm me një rrogë. Me 200 mijë lek rrogë është e pamundur. Unë nuk mundem ta ëprballoj dot operacionin e Elizabetës, asnjëherë”,- rrëfen nëna e Elizabetës, Violeta Slora.
Ndërsa flet për sëmundjen e saj Elizabeta përlotet dhe të paktat fjalë që ajo mundet të thotë janë apelet për ndihmë që edhe ajo të mund të luajë me motrat dhe vëllain e saj.
‘Ndihmë ju lutem, më ndihmoni të gjithë, nga sëmundja’,- bën apel e përlotur 13-vjecarja.
Sëmundja e Elizabetës quhet skoliasis dhe shkakton zvogëlim të trurit, tkurrje të kraharorit dhe të zemrës. E vetmja gjë e mundshme që ajo mund të bëjë është të hedhë dy ose tre hapa nga një vend në tjetrin dhe për këtë shumë herë i nevojitet ndihma e nënës së saj.
Familja Slora e ka të pamundur të pëballojë shpenzimet e operacionit ndaj edhe apelon për ndihmë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 13-vjecarja e sëmurë apel në News24: Më ndihmoni të shërohem