Shkojnë të presin telat e tensionit të lartë, vdes 30-vjeçari
10/06/2011 Grabitja përfundon tragjikisht, policia shoqëron dy shokët e viktimës
LIBRAZHD- Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa tentonte të vidhte telat e tensionit të lartë për skrap. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshme kur shtetasi Avni Alliu 30 vjeç me banim në fshatin Hotolisht ka qenë bashkë me dy të afërmit e tij Flamur Alliu 29 vjeç dhe Nazmi Alliu 30 vjeç për të prerë telin e një shtylle të tensionit të lartë në afërsi të vendbanimit. Së bashku ata do të grumbullonim sasinë e telit për ta shitur për skrap.
Ngjarja
Por kur 30-vjeçari është ngjitur në shtyllë të presë telin ka rënë në kontakt e si pasojë ka rënë në shkarkesë të fuqishme elektrike. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake për zbardhjen e vdekjes së të riut është mësuar se Alliu kishte marrë mjete prerëse për telat duke siguruar mosrënien në kontakt, por siç duket shkarkesa e tensionit ka qenë shumë e fortë dhe nuk ka mundur ta mbrojë asnjë mjet edhe pse i riu kishte dashur të sigurohej. Ndërkohë që 30-vjeçari ishte ngjitur në shtyllë dy kushërinjtë e tij do të mblidhnin telat e prera që më pas pasi t’i grumbullonin do t’i shisnin për skrap. Mësohet se në dëshminë e tyre dy të rinjtë e arrestuar kanë treguar se ata kishin vendosur të vidhnin telat për t’i shitur. Të tre të papunë të rinjtë i janë afruar shtyllave të tensionit të lartë që kanë sasi të madhe teli me vlerë. Pas vdekjes tragjike të 30-vjeçarit shtetasit Flamur dhe Nazmi Alliu, janë shoqëruar pranë komisariatit policisë Librazhd, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet në ngarkim të shtetasve Flamur dhe Nazmi Alliu, do t’i kalojnë për veprime te mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan, për veprat penale ‘vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134, 22,25 të Kodit Penal. Banorët e fshatit Hotolisht thonë se varfëria i ka bërë tre të rinjtë të shkojnë e të vjedhin telin prej bakri që kushton. Kjo tragjedi nuk është e para nga korrenti në territorin e Librazhdit. Raste të tilla nuk kanë munguar kur vetë banorët kanë tentuar të vjedhin telin apo të riparojnë vetë linjën e energjisë duke pasur një fat tragjik.