E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanos fqinjin per ujin, zbulohet arsenal armesh

Durres- Grindja per ujin e pijshem ka futur ne sherr dy familje ne lagjen nr. 17 te Durresit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 49-vjecari i dyshuar Razim Qyra, ka kanosur fqinjin e tij Ramazan M., duke perdorur shprehje si "do te vras, do te me shikosh se kush jam!" etj. Menjehere pas kesaj situate Ramazani eshte ndjere i kercenuar dhe i rrezikuar, duke bere denoncim ne komisariat. Nga hetimi i kryer rezulton se dy familjet ishin konfliktuar per ujin e pijshem dhe tubacionin percjelles prane banesave. Ne momentin qe vinte uji, te dy personat vendosnin pompat, por vetem familja e Ramazanit furnizohej me uje. Menjehere pasi kane marre denoncimin, uniformat blu te qytetit bregdetar bene ndalimin e te dyshuarit per kanosje, Razim Qyra. Gjate kontrollit ne banese u gjeten nje automatik model 56, kaliber 7.62, me numer 0107856-80, si dhe nje arme gjahu teke, me kaliber 12 mm, me numer 170, te cilat ai i mbante pa leje. I dyshuari eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit Durres.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›