Vjen per Pashke nga Greqia, i marrin 90 mije euro kursime
Fier- Kthehet nga Greqia se bashku me te birin per te festuar Pashket, i marrin 90 mije euro te kursyera per te ndertuar shtepine e re. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Dukas Breg te Patosit, duke u zbardhur dita e djeshme, ndersa Avdul V., ka shkuar ne posten e policise per te denoncuar. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se nisen hetimet per te zbuluar autoret e mundshem. I demtuari ka thene, se pjesa me e madhe e valutes ishin kursime te djalit te tij 35-vjecare, qe jetonte e punonte ne Greqi prej 8 vitesh. Ndersa beheshin gati per te ngritur nje shtepi te re prane te afermve, persona te paidentifikuar jane futur ne banesen e vjeter duke marre te gjithe pasurine. Ngjarja eshte konstatuar pas kthimit te te zoteve te shtepise, nga nje vizite tek te afermit. Grupi i eksperteve ka kryer keqyrjen e vendngjarjes dhe nuk jane konstatuar demtime te dyerve apo dritareve, duke lene te dyshohet se autori ka pasur dijeni per leket.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj