E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendimi i eksperteve: "Ekzekutoret profesioniste, jane kujdesur per gjurmet"

Ekspertet kane arritur ne perfundimin se vrasja eshte e paramenduar dhe e kryer me gjakftohtesi nga njerez profesioniste. Madje hidhen dyshimet se autori apo autoret kane pasur njohje me deputetin dhe mund ta kene thirrur ne castet e fundit. Por grupi hetimor ka dalluar se provat ne vendngjarje kane qene shume te pakta dhe ekzekutoret kane vepruar me shume kujdes per te mos lene gjurme. Vendndalimi i fundit i deputetit Fatmir Xhindi ka qene lokali pak metra larg shtepise se tij, ku eshte futur rreth ores 20:30 dhe nuk ka qendruar me shume se 30 minuta. Por pikerisht kur ka dale i vetem, eshte sulmuar ne prite prane hyrjes se shtepise. Hetuesit mendojne se autoret apo autori i ka zene prite duke ditur se deputeti gjendej ne lokal dhe i sigurt se do te hynte ne shtepi. Gjysme ore mendohet se ka qene koha e pritjes se ekzekutoreve para se te largoheshin. Dy bresherite sipas eksperteve flasin per me shume se nje autor, ose per gjuajtje me arme ne dy distanca te ndryshme. Per te krijuar siguri se deputeti kishte vdekur, mendohet se eshte qelluar edhe ne pjesen e kokes, predha ka hyre ne sy dhe ka dale pas koke.

Kronologjia

Ora 06:30

Trupi i pajete i deputetit socialist Fatmir Xhindi niset ne drejtim te baneses se tij ne Roskovec, i shoqeruar nga shume te aferm, miq, shoke dhe kolege.

Ora 07:10

Mberrin ne banese trupi i deputetit pas 9 oresh keqyrje dhe ekspertimi ne morgun e spitalit Fier. Qindra qytetare bejne ngushellimet per familjen.

Ora 09:30

Jepen te dhenat e fundit nga grupi i hetimit, te komunikuara zyrtarisht prej Policise se Shtetit, per provat dhe detajet e zbuluara.

Ora 10:30

Policia ve ne dispozicion shperblimin prej 250 mije eurosh per informatorin qe do jepte te dhena te sakta rreth autoreve te ekzekutimit.

Ora 12:30

Kryeministri Sali Berisha jep deklaraten zyrtare dhe ngushellimet per familjen e deputetit Fatmir Xhindi, duke garantuar zbardhjen e ngjarjes.

Ora 12:45

Deklarate edhe nga Presidenti Bamir Topi, i mberritur ne Roskovec per ngushellimet. Kreu i shtetit jep mesazh per rritjen e masave te sigurise.

Ora 13:00

Niset drejt Pallatit te Kultures ne Roskovec per homazhe trupi i deputetit Fatmir Xhindi. Mijera qytetare bejne homazhe per rreth dy ore.

Ora 14:45

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e shoqeruar nga ministra dhe deputete te mazhorances ka bere homazhe ne trupin e deputetit te vrare.

Ora 15:10

Kryesocialisti Edi Rama, pasi ben homazhe tek trupi i pajete i Fatmir Xhindit, mban fjalen e rastit duke i dhene edhe lamtumiren e fundit.

Ora 16:00

Percillet per ne banesen e fundit trupi i te ndjerit nga mijera qytetare, miq, te aferm, familjare dhe kolege deputete. Banda frymore e qytetit shoqeron kortezhin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›