E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Capes, 43 vjet burg per te akuzuarit

Gjykata e Elbasanit ka denuar dje me 43 vjet burg te akuzuarit si vrases te biznesmenit Sokol Capja. Ne perfundim te procesit gjyqesor, trupi gjykues, i perbere nga gjyqtaret Zihni Shahu, Pajtime Fetahu dhe Ilir Pashai kane denuar me 25 vjet heqje lirie Butrint (Armand) Hasani dhe me 18 vjet Ardian Meta. Ndaj tyre, prokurori i ceshtjes, Agim Dilko, kishte ngritur akuzen e vrasjes ne bashkepunim me paramendim dhe armembajtjes pa leje. Vendimi eshte kundershtuar nga te pandehurit dhe avokatet mbrojtes. Butrint Hasani dhe Ardian Meta jane shprehur se nuk jane autore te vrasjes se Sokol Capes. Edhe avokatet mbrojtes jane shprehur se ndaj klienteve te tyre nuk u provua asnje nga akuzat e ngritura, duke shtuar se do ta apelojne ceshtjen brenda 5 diteve. Nderkohe burime te familjes Capja kane qene te pakenaqur me fundin e procesit gjyqesor. Familja pretendon se Sokol Capja eshte vrare ne menyre te organizuar dhe se ne kete ngjarje jane te implikuar edhe autore te tjere. Sokol Capja u ekzekutua me 25 dhjetor te vitit 2005 ne nje lokal ne afersi te universitetit te Elbasanit, kur ndodhej ne shoqerine e dy vajzave. F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›