E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos të afërmit hedh granatë brenda në banesë

GRAMSH- Ështe evituar në kohë një tragjedi e mundshme familjare në fshatin Brakile të Gramshit paraditen e sotme.
Policia ka arritur në kohë të neutralizoje një shtetas Bafti Ahmeti i cili hodhi një granatë në banesën e të afërmeve të tij me pronar Zef Cenkollin pas një konflikti për motive pronësie.
Ahmeti tentoi të merrte dhe një tjetër granatë, por në këtë moment u arrestua nga blutë që ishin njoftuar për ngjarjen.
Pas kësaj policia tha se bllokoi në banesën e autorit edhe 6 granata të tjera si dhe dy kallëpe tritoli. Dy familjet prej kohësh ishin pëfshirë në një konflikt më njëra tjetrën për motive pronësie.
(aq/ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›