E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Raporti i DASH, një skenar real i qeverisë Berisha

Tiranë- Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut për vitin 2011 në Shqipëri ka reaguar Partia Socialiste përmes një deklaratë për shtyp.

Kreu i Komisonit të Integrimit, socialisti Ditmir Bushati në emër të kampit rozë tha se DASH ka bërë një skenar real të qeverisë ‘Berisha’.

…përbën pasqyrën më të vërtetë të realitetit që mbizotëron sot në Shqipëri nën qeverisjen e Sali Berishës, të parë jo me sytë e Partisë Socialiste apo opozitës, por me sytë e aleatit më të madh strategjik të mbarë kombit shqiptar. Gjetjet që përmban raporti janë të shumta dhe tronditëse…- tha Bushati.

Sipas PS-së raporti tregon një qeveri që po mban peng procesin e integrimit evropian dhe që e pozicion vendin shumë larg vende që mbartin vlerat dhe standartet perendimore.

Niveli i përhapur i korrupsionit dhe çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, dhuna dhe shpërfillja e ligjit nga policia dhe forcat e sigurisë siç është rasti tragjik i 21 janarit, pengimi i hetimeve për këtë çështje, minimi i të drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë për fatet e tyre, cenimi i lirisë së medias dhe gjendja dëshpëruese e sistemit të drejtësisë,  të bëjnë të mendosh se ky raport nuk flet për një vend në mes të Europës, por për një qeveri që po mban peng aspiratën Europiane të shqiptarëve- vjioi deklaratën e tij Bushati.

PS fajëson drejtëpërdrejtë kryeministrin Berisha se po cënon demokracinë në vendin tonë dhe si përgjegjësin kryesor që korrupsioni po sundon mbi drejtësinë.

Fatkeqësisht ka sot vetëm një aktor politik që refuzon të dëgjojë dhe pranojë këtë realitet. Ky është Sali Berisha, i cili refuzon kokëfortësish reformën zgjedhore edhe pse Raporti i Departamentit të Shtetit thotë qartë se në Shqipëri nën qeverisjen e Sali Berishës është minuar e drejta më themelore që gëzojnë qytetarët në një sistem demokratik. Pra, e drejta e votës. Duke identifikuar KQZ e Ristanit si një nga arsyet kyçe për këtë situatë.

Është Sali Berisha që mban përgjegjësi për faktin që korrupsioni mbetet një problem shumë serioz, që politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese vijon të kërcënojë pavarësinë, besueshmërinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë, që zyrtarët e policisë vendosin lidhjet kriminale dhe politike mbi sundimin e ligjit- tha Bushati.

Duke shtuar se vetë kreu i qeveriës është përgjegjës për dështimet e vendit në rrugën e integrimit në familjen e madhe evropiane.

‘Dhe padyshim që është po Sali Berisha arsyeja përse Shqipëria merr një notë jo kaluese kur vjen puna tek liria e shprehjes dhe e medias, si pasojë e shantazheve, kërcënimeve, dhunës mafioze të ushtruar ndaj gazetarëve veçanërisht gjatë dhe pas protestës së 21 janarit dhe mos hetimin e gjykimin e individëve që kanë ushtruar dhunë e presion ndaj tyre.

PS ka ripërsëritur zotimin se është e angazhuar për të kufizuar apo hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare do të jetë veç hapi i parë në luftën kundër korrupsionit dhe çrrënjosjes së kulturës së pandëshkueshmërisë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›