Nishani: Vrasja e Konomit mund të ishte parandaluar

Sipas tij, ditët e fundit para ngjarjes kishte pasur persona të dyshimtë në afërsi të banesës së gjyqtarit.
Sipas kreut të Rendit, ka të dhëna të forta se krimi është kryer për interesa ekonomike dhe nuk ka lidhje me punën si gjyqtar të 33-vjeçarit.
“Është krim i organizuar nisur nga forma e ekzekutimit. Fakti që për vrasjen është përdorur një metodë që mund të kryhet vetëm nga një grup njerëzish dhe jo një person i vetëm. Nga ecuria e hetimit, ka rezultuar që vrasja është kryer nga grup personash”, ka thënë Nishani mbrëmë në emisionin “Fakt”.
Nishani sqaroi se gjyqtari kishte pasur një ndjesi frike se mund t’i ndodhte një gjë e tillë. “I ndjeri ka pasur një ndjesi frike për një ngjarje të tillë që mund t’i ndodhte, që e ka diskutuar me njerëzit e tij më të afërt, por nuk ka bërë asgjë publike për policinë. Gjithashtu, më pas është thënë se persona të ndryshëm, me sjellje të dyshimtë, janë parë rreth shtëpisë së gjyqtarit Konomi para se ai të vritej. Por, asnjë nga këto nuk është denoncuar që mund të kishte sjellë edhe parandalimin e kësaj ngjarjeje, pasi do të merreshin masa për mbrojtjen e gjyqtarit”, theksoi Nishani. /Start/
2011-09-22 08:40