E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski, drejt ekipit të Këlnit

Lukas Podolski është një hap larg Këlnit. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, i shumëkërkuar edhe nga disa skuadra italiane mes të cilave Roma, duket se po ndryshon skuadër. Këtë e siguron për "Sport Bild" edhe drejtuesi i Bajernit, Karl Hajnz Rumenige: "Këlni ka ardhur te ne me një ofertë më të mirë se ajo fillestare. Tratativa vazhdon dhe nuk është shumë e madhe diferenca mes 10 milionëve që kërkojmë ne dhe ofertës, thotë. Besojmë se do të biem dakord shumë shpejt". Ky është një dush i ftohtë për Romën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›