QKR, database për bizneset
Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit do të krijojë një database të pasur me të dhëna për bizneset e ndryshme ne Shqipëri. Drejtori i QKR-së, në një prononcim për mediat ka bërë të të ditur se qendra do të zgjerojë gamën e shërbimeve. Sipas Tom Kolës shumë shpejt do të nisë krijimi i një database të që do të japë të dhëna nga më të ndryshmet për një biznes. Kjo database do t`i shërbejë dhe institucioneve shtetërore, por dhe çdo subjekti, apo personi tjetër të interesuar për të dhëna mbi një biznes. Kështu, sipas Tom Kolës, ky database i ri, do të përmbajë statistika dhe të dhëna mbi llojshmërinë, numrat e ndryshme, seksinapo dhe moshat e biznesevedhe pronarëve të ndryshëm. Përdorimi i të dhënave të tilla pritet që të lehtësojë edhe investitorët e huaj për të hyrë në tregjet shqiptare. Qendra e Regjistrimit të Biznesit, ka nisur punën edhe për rritjen e sigurisë së punës dhe aktivitetit të saj, në shërbim të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së bizneseve, duke projektuar shtimin e shifrave që përmban një numër i Identifikimit të Personit të Tatueshëm. Kështu, shtimi do të jetë me 5 të numrit të elementëve të sigurisë në NIPT-in, që jepet për një biznes.