E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, qeveria pengon përkujtimin e Nënë Terezës

Drejtoresha e Institutit "Pjetër Bogdani" në Shkup , Mirushe Hoxha shprehë keqardhje për faktin që nuk është në gjendje ta realizojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne përvjetorin e Nënës Terezë. Sipas saj shkaku eshte bllokimi i buxhetit të Institutit nga ana e MASH-it.

Sipas saj, Ministria e Arsimit pa asnjë arsyetim juridik ka bllokuar buxhetin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

“Më datë 26 gusht shënojmë ditëlindjen e Nënës Terezë (26.08.1910). Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kërkon ndjesë opinionit të gjerë që këtë datë me simbolikë të posaçme për gjithë njerëzimin, sidomos për shqiptarët, nuk është në gjendje ta shënojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne në frymën e Nënës Terezë, shkaku i bllokimit të buxhetit të Institutit nga ana e MASH-it pa kurrfarë arsyetimi juridik”, thekson Hoxha.

Ajo thotë se Koalicionit VMRO-DPMNE - BDI po diskriminon veprimtarinë e Institutit të Trashëgimisë Shqiptare në Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›