“Kansas Bank”, e nënta në SHBA që falimenton brenda vitit 2008
Autoritetet bankare në SHBA kanë mbyllur Bankën Kolumbiane dhe një Kompani Besimi ditën e premte. “Kansas Bank” është banka e nëntë që falimenton brenda këtij viti në SHBA, pas dobësimit të ekonomisë amerikane dhe asaj botërore. Klientët mund t’i marrin paratë e tyre deri në fundjavë nëpërmjet çeqeve bankare, ATM-ve ose kartave të debitit. Kompania e besimit ku ishte e siguruar banka, “FDIC”, ka deklaruar se të gjitha depozitat e klientëve janë të mbrojtura. “FDIC” tha se Banka Kolumbiane dhe fondi i “Besimit Kansas”, kishin 752 milionë dollarë asete, 622 milionë dollarë depozita dhe 9 degë. Ky falimentim pritet t’i kushtojë “FDIC”-së 60 milionë dollarë. Falimentimi më i madh bankar këtë vit ka qenë ai i “IndyMaC”, e cila kishte 32 miliardë dollarë asete, 19 miliardë dollarë depozita. Kjo ishte banka e tretë që falimenton për shkak të paaftësisë paguese në historinë amerikane. Banka Kolumbiane është banka e tetë që falimentoi në Kansas.
27 Gusht 2008