E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullorja e administrimit të riskut, sipas standardeve ndërkombëtare



Pas një rritjeje të ndjeshme të nivelit të kreditimit dhe njëkohësisht edhe të kredive të këqija në sistemim, Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re për administrimin e riskut, që vjen kryesisht nga kreditë në vlera të mëdha të marra nga një individë apo nga grupe të vogla individësh. Rregullorja "Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave", hartuar në përputhje dhe në zbatim të dispozitave të ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë" merr në konsideratë Standardet e Komitetit të Bazelit për ekspozimin ndaj rrezikut të përqendrimit, Direktivën Europiane, elementë të administrimit dhe vlerësimit të rrezikut sipas Akordit të Ri për Kapitalin, si dhe eksperiencat e vendeve të tjera lidhur me rregullimin e administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha të bankave. Rregullorja paraqet kriteret e autoritetit mbikëqyrës për llogaritjen, mbikëqyrjen dhe raportimin e ekspozimeve të mëdha të bankës ndaj një personi/klienti ose grup personash/klientësh të lidhur ose në një marrëdhënie të veçantë me bankën, me qëllim administrimin e rrezikut që rrjedh nga ekspozimi i përqendruar ndaj tyre. Aty parashikohen ndryshime në normat mbikëqyrëse për ekspozimet e mëdha në përputhje me përcaktimet e ligjit "Për bankat", vendosen disa kufizime për kredidhënien e bankës ndaj personave me një marrëdhënie të veçantë me të, bëhen përcaktime të kolateralit, që do të njihet si element zbritës në llogaritjen e këtij ekspozimi, si dhe përjashtohen apo përfshihen në shuma të reduktuara, disa marrëdhënie në aktiv dhe angazhime jashtë bilancit të bankës me persona/klientë ose grup personash/klientësh të lidhur, për qëllime të llogaritjes së ekspozimit të madh.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›