Prudentino ngelet ne burg

Prej ditesh ai ndodhet i ndaluar nga Prokuroria e Pergjithshme shqiptare me kerkese te shtetit italian.
Sot gjykata ka zhvilluar dy seanca. Ne fillim eshte rrezuar kerkesa e te ndaluarit per revokim te mases se ndalimit me arsyetimin e paraqitur nga avokati mbrojtes Ferdinand Ndoja.
Pasi gjykata vendosi per ta lene serish ne burg pa afat te ndaluarin eshte zhvilluar seanca e dyte e cila ka vijuar me shqyrtimin e leterporosise se shtetit italian qe kerkon sekuestrimin e disa provave materiale si kompjuteri personal dhe kartat e kreditit.
Prokuroria shqiptare ka kerkuar 30 dite kohe per vijimin e hetimeve ndersa avokati ka bere ankesen ne emer te te ndaluarit.
Gjyqi i Prudentinos eshte ndjekur edhe nga familjaret e tij ne sallen e gjyqit. Prudentino u arrestua ne Vlore pas nje udher-arresti te leshuar nga gjykata e Leces per bashkepunim kriminal te tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian.