E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen: Të krijohet një qeveri e pastër

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tom Kantrimen, ka përsëritur në Prishtinë qëndrimin e shtetit të tij për krijimin sa më të shpejtë të një qeverie të pastër dhe të qëndrueshme në Kosovë.

Pas një takimi me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, Kantrimen shprehu besimin se qeveria e ka dëgjuar kërkesën e tyre dhe të qytetarëve njëkohësisht, për një qeveri të pastër dhe shprehu besimin se kjo do të ndodhë.
 

“Ne krenohemi për kontributin që kemi dhënë, kontribut për themelimin e një shteti u të gjithë banorët ndihen krenar. Do të vazhdojmë ndihmën edhe në të ardhmen. Qeveria e re do të ketë një axhendë të plotë për ta zhvilluar ekonominë, vendet e punës, sundimin e ligjit, për të pavarësuar institucionet shtetërore, gjyqësinë dhe policinë”, u shpreh Kantrimen.
Ai tha se populli i Kosovës kanë kërkuar dhe presin krijimin e një qeverie të pastër dhe të përkushtuar dhe që do të ecë me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe forcimit të shtetit.

Gjithashtu Kantrimen nuk ka dashur të komentojë kalkulimet politike që po bëhen dhe as mundësinë që Behgjet Pacolli të bëhet president.
Ai gjithashtu ka theksuar se dialogu me Serbinë nuk përcakton zhvillimin dhe as njohjet për Kosovën, dhe se një gjë e tillë varet nga zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›