E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, humb jetën 18- vjeçari, përplaset për vdekje nga një kamion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Mjedë të Shkodrës.
 

Duke iu referuar burimeve të policisë, sot ka humbur jetën shtetasi Ndue Lazri 18 vjeç i cili është përplasur nga nga një kamion me targa të Laçit ndërsa po udhëtonte me motorçikletën e tij.
 

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, Dede Kovaci 37 vjeç është ndaluar nga policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vëndgjarje per te vijuar më tej me hetimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›