E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Gati për të formuar qeverinë e re

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka përsëritur se i ka numrat për votimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Sipas mediave kosovare pas takimit me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Kantrimen, Thaçi ka thënë se do ta formojë qeverinë e re me AKR-në, Listën Rugova dhe me minoritetet.
 

Megjithatë, sipas mediave kosovare ai nuk ka folur për ndarjen e posteve. Ndërkohë gjatë një takimi që Thaçi kishte me kreun e AKR-së Pacolli, ky i fundit ka refuzuar ofertën për kryeparlamentar, një zv/kryeministër dhe 4 ministri. Ai kërkon vetëm Presidencën, që PDK kërkon t`ia japë Jakup Krasniqit.
 

Sipas mediave kosovare as Lista Rugova ende nuk ia siguron një votë Thaçit, pasi momentalisht është duke zhvilluar negociata bashkëpunimi me Dacin dhe LDD-në
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›