Kantrimen ishte i qartë dhe i saktë në atë që tha për Shqipërinë
27/05/2011 Ambasadori Arvizu merr pjesë në betimin e vullnetarëve të paqes
Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka konfirmuar mbështetjen e ambasadës amerikane për deklaratën e një dite më parë të zëvendësndihmësit të departamentit të shtetit Kantrimen duke theksuar faktin se kjo deklaratë e lexuar e plotë dhe pa diferencime. Ajo tha Arvizu heq çdo lloj pikëpyetje mbi qëndrimin e SHBA ndaj Shqipërisë. “Unë fillimisht dua të shpreh mirënjohjen time për kryetarin e Bashkisë, Qazim Sejdini, për mbështetjen që i ka dhënë vullnetarëve të paqes. Jam i sigurt që do të më pyesni diçka mbi situatën politike. Dje z. Kantrimen ka dhënë një intervistë dhe ishte shumë i qartë dhe shumë e kuptueshme. Nëse e keni lexuar deklaratën e z. Kantrimen do të shikoni se nuk ka asnjë pikëpyetje mbi qëndrimin e SHBA. Ajo është deklaratë që mbështet ambasadori i SHBA. Ju duhet të lexoni të gjithë pjesët e deklaratës dhe jo vetëm ato që interesojnë”, tha ambasadori Arvizu. Një ditë më parë, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, për Evropën Juglindore, Tomas Kantrimen, tha se zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, ishin më të mira të zhvilluara ndonjëherë në historinë e saj. Për sa i përket vendimit të KQZ për Tiranën, ai u shpreh se ndonëse ishte i paqartë, sërish s’mund të thuash se ishte i jashtëligjshëm. Ambasadori Arvizu mori pjesë në betimin e 39 vullnetarëve të korpusit të paqes, i cili kryhet për çdo vit në Elbasan. Pas përfundimit të trajnimit në Elbasan vullnetarët do të nisin të punojnë në bashkitë, komunat, shkollat dhe qendrat shëndetësore në mbarë Shqipërinë. Gjatë dy viteve të ardhshme ata do të punojnë si mësues të gjuhës angleze, edukatorë për promovimin shëndetësor, këshilltarë në fushën e zhvillimit organizativ të komunitetit etj. Ambasadori falënderoi familjet që i pritën dhe komunitetet që i strehuan në këtë kohë. Ai i kërkoi shqiptarëve të hapin krahët e të mirëpresin këta vullnetarë ashtu siç Shqipëria ka pritur ambasadorin amerikan. Në përfundim të kësaj ceremonie ambasadori bëri një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit i shoqëruar nga kryebashkiaku Sejdini. Pasi pa nga afër mozaikun dhe u njoh me projektet në turizëm, Arvizu ndaloi edhe për një kafe me kryebashkiakun në qendër të qytetit të Elbasanit.
L. Lleshi
Deklarata e Kantrimen
Lutem, vëreni që nuk po them se vendimi është i paligjshëm, por po them se baza ligjore nuk është e qartë për ne dhe duket të mos jetë në përputhje me praktikat e mëparshme të komisioneve zgjedhore. Tani rruga përpara është që kjo çështje të zgjidhet sipas institucioneve kushtetuese që Shqipëria ka ngritur. Dhe kjo do të thotë së pari, apelim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pastaj apelim pranë Kolegjit Zgjedhor. Këto apelime duhet të lejohen të kryhen në mënyrë të pavarur dhe të dyja palët duhet të zotohen, duhet të premtojnë, që do të respektojnë vendimet përfundimtare të Kolegjit Zgjedhor.