E Diel, 1 Nëntor 2026

Countryman Zgjedhje te drejta mbeshtetje KQZ-se

Ne viziten e tij te trete brenda nje kohe te shkurter ne vendin tone zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tomas Countryman ka permbledhur ne tre pika kryesore mesazhet e Washingtonit per politiken shqiptare. Ai vlereson se mbajtja e zgjedhjeve te drejta dhe te pakontestueshme me 8 maj eshte rruga e integrimit qe na afron me Bashkimin Europian.

“Suksesi i anëtarësimit në BE mund ose të përshpejtohet ose te ngadalësohet nga ecuria e zgjedhjeve. Ne duam të shohim një përshpejtim  dhe këtë e meriton populli shqiptar” u shpreh Countryman.

Nje apel i forte vjen per lideret politike duke kerkuar dialog urgjent ne te mire te se ardhmes se shqiptareve dhe jo thjesht tryeza per t’i bere qejfin Washingtonit dhe Brukselit. E krahas kesaj diplomati i larte eshte shprehur qarte per mbeshtetjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

“SHBA vazhdon të insistojë për institucione të pavaruara  që janë krijuar nga kushtetuta. Kjo përfshin edhe KQZ-në ndonëse nuk ështe e pavaruar sikundër mund të perceptohet prokuroria. I kërkova zotit Ristani që Komisioni Qendror Zgjedhor të jetë i drejte, objektiv, transparent me vendimet që do të ndërmarë. Komsionerët duhet të marrin pjesë në proces” tha Countryman.

Ai i qendroi deklaratave te bera kohet e fundit  per kodin elektroral: “OSBE ka të drejtë. Është vonë për ndryshimet në kodin zgjedhor, por jo vonë për dialog mes partive politike që ato të vendosin rregullat dhe procedurat për fushatën” tha Countryman.

Axhenda e zevendesndihmes sekretarit amerikan te shtetit nisi me nje takim me kryeministrin Sali Berisha. Aty u vu theksi ne përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke nënvizuar rëndësinë që ka jo vetëm një proces zgjedhor sipas standardeve më të mira, por edhe roli dhe sjellja e partive politike në periudhën paszgjedhore.

Biseda me presidentin Bamir Topi  u perqendrua ne rivendosjen e dialogut politik institucional si dhe respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese.

Countryman u takua edhe me kreun e opozites Edi Rama, Ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto dhe kryetarin e KQZ-se Arben Ristani. 

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 02 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›