Algjeria përfshihet nga vala e protestave
Zgjerohet harta e protestave antiqeveritare. Nen shembullin e Egjiptit dhe Tunizisë, edhe Algjeria përfshihet nga vala e demonstratave. Ne një tubim masiv, qytetaret algjerian kane shtuar presionet drejt qeverise për zbatimin e reformave demokratike ne vend. Rrëzimi i regjimit te presidentit egjiptian Mubarak dhe largimi i presidentit Ben Ali ne Tunizi, ka zgjuar shpresat edhe ne Algjeri, se ekziston mundësia për ndryshim. Prej vitesh, algjerianet jetojnë nen friken e islamikeve ekstremiste duke u ndeshur ne konflikte te cilat kane shkaktuar mbi 200 mije te vdekur. Organizata për koordinimin e ndryshimeve demokratike ne Algjeri, qe mbron te drejtat e aktivisteve, sindikatave dhe ligjvënësve, ka bere thirrje ndaj qytetareve për tu bashkuar me te ne këtë proteste paqësore, pavarësisht thirrjeve te autoriteteve te qëndrojnë sa me larg godinave qeveritare.
Shpërndaje