Kanuni
Një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vjen në Shqipëri për të vëzhguar nga afër të drejtat e grave. Shkon në Malësinë e Pukës dhe vë re burrin me mustaqe hipur mbi një kalë dhe gruan e tij teksa vinte e ngarkuar rëndë me dru nga prapa në këmbë. E ndalin burrin dhe e pyesin:
- Përse ti në kalë dhe gruaja mbrapa teje e ngarkuar me dru?
- Kanuni thotë se gruaja nuk bën të ecë përpara burrit dhe duhet vetëm ajo të punojë..., – përgjigjet burri.
Shoqata vazhdon vëzhgimin e saj në vende të tjera derisa arrin në një fshat të Kukësit, në kufi me Kosovën. Atje shohin sërish një burrë me mustaqe mbi kalë dhe gruan e ngarkuar me dru, por kësaj here gruaja ecte para. Të ekzaltuar e pyesin burrin:
- Si ka mundësi që gruaja ecën para kur Kanuni thotë ndryshe?
- Keni të drejtë, por po ecim në zonë të minuar, – ia kthen ai.
16 Shkurt 2008