Bashkia, festë masive për pavarësinë e Kosovës
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të mbledhë të gjithë shqiptarët festojnë në sheshet kryesore të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës i ka drejtuar një ftesë të gjithë qytetarëve për një pjesëmarrje të gjerë në këtë ditë historike. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, sqaroi se
Bashkia do të mundësojë ditën e diel, nga ora 10:00 deri në orën 18:00, sheshet e qytetit të jetë në dispozicion të të moshuarve e fëmijëve, grave e burrave, vajzave e djemve që duan të marrin pjesë në shëtitjen e lirisë. Kështu, ditën e diel, në këtë hapësirë kohore në Tiranë nuk do të lëvizë asnjë makinë. Të gjithë pjesëmarrësit, qoftë qeveritarët apo qytetarët e thjeshtë, do të lëvizin në këmbë. Gjatë këtyre 8 orëve, Bashkia fton të gjithë këngëtarët apo instrumentistët që të gjejnë një kënd për të luajtur muzikën e tyre. Gjithashtu, Shalsi fton shitësit e produkteve ushqimore e të pijeve freskuese të gjejnë këndin e tyre dhe pa asnjë leje apo tarifë të ofrojnë produktet e tyre.
16 Shkurt 2008