Emocionet në kazino i marrin jetën një burri
Luan Hasani, 47 vjeç, banor i qytetit të Sarandës ka qenë dje duke luajtur në një nga kazinotë e shumta të qytetit që gjendet në sheshin kryesor. Një infarkt i menjëhershëm e ka ndarë atë nga jeta. Disa burime thanë se origjina e infarktit të tij ka qenë emocionale, pasi konfirmohet se ai ka luajtur për disa orë të së dielës pranë makinave të fatit të kësaj kazinoje. Nuk dihet nëse ai ka pritur të fitojë dhe ka mbetur i zhgënjyer, apo qëndrimi për disa kohë i stresuar në mjediset e kazinosë, në kërkim të fatit.