E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në aeroportet italiane

Me qindra udhëtarë që planifikonin të udhëtonin me aviokompaninë Wind Jet krijuan kaos në aeroportin e Romës, ngase aviokompania pezulloi të gjitha fluturimet.

Në aeroportin Fiumicino, të Romës, afro 200 shtetas izraelitë që duhej të udhëtonin për në Tel Aviv, natën e diele e kaluan në terminal.

Mediat italiane raportuan se të hënën se janë anuluar edhe pesë fluturime interne të kompanisë Wind Jet. Aviokompania me seli në Sicili raportohet të jetë shumë afër humbjes së licencës për operim, pas dështimit të bisedimeve për blerjen e saj nga AlItalia.

Kaosi aktual pritet të thellohet ndërkohë, meqë raportohet se 300,000 udhëtarë në Italia kanë rezervuar bileta fluturimi me Wind Jet javëve të ardhshme.

AlItalia, kompania kombëtare ajrore e Italisë, njoftoi se do të ndihmojë udhëtarët e Wind Jet për gjetjen e vijave alternative, por vetëm nëse bëjnë pagesa shtesë.

Autoritetet italiane të aviacionit ndërkohë kanë krijuar një shtab të krizës, për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në aeroporte, në fillim të javës më të ngarkuar të vitit në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›